TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas atentatit mbrëmjen e djeshme në Bllok, ku mbeti i vdekur 1 person dhe 3 të plagosur, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në “Facebook” Berisha shkruan se vrasësit në këtë masakër janë larguar të qetë nga vendi i ngjarjes “për të darkuar pak me tutje po të qetë me ndonjë pushtetar dhe narkopolicë”.
Në atentatin e mbrëmshëm u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç dhe një tjetër ende i paidentifikuar, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha 28 vjeç.
Reagimi i Berishës:
Ministeriali ne kryeqytetin e krimit ne Europe pershendetet me nje masaker!
Te dashur miq, sot ne Tirane jane mbledhur ministrat e brendshem te BE. Kjo ngjarje u pershendet mbreme nga zoterit e vertet te qytetit me nje masaker ne zemer te Tiranes, e cila, dikur epiqender e krimit politik, sot eshte dhe epiqendra e krimit te organizuar shteteror shqiptar.
Ne kete masaker u vra nje person dhe u plagosen kater te tjere. Vrasesit u larguan te qete nga vendi i ngjarjes per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice.
Mireserdhet zoterinj ministra, – u tha sot ne hapje te mbledhjes Kallam Deshtaku dhe Fatzi Droga, – mos u shqetesoni se ketu nuk ka banda por ka ca rrugaçe! sb/ TPZ.AL/