TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një konflikti mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja e Ervis Martinit, kanë dalë detaje të reja. Viktima rezultonte person i shpallur në kërkim, pasi akuzohej për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.
Gaxha qëlloi me armë zjarri 30 vjeçarin Andi Spahiu në datën 27 gusht në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë. Ky i fundit u arrestua nga policia për shpërndarje të drogës, edhe pse ishte i plagosur me katër plumba.
28-vjeçari Gaxha ishte identifikuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj jetës dhe pronës dhe shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Gaxha humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas përplasjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut. TPZ.AL