AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 16:31

Artan Hoxha rrëfen lidhjen e politikanëve me ngjarjen në Bllok

Artan Hoxha rrëfen lidhjen e politikanëve me ngjarjen në Bllok

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera për Report TV në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut

Madje ai ka folur edhe për përfshirjen e politikanëve në këtë ngjarje.

“Në spital kam parë truproja të rëndësishme të politikanëve. Se pse i kanë sjellë atje nuk e di. Ka dhe elementë tjetër që thonë se ka një të plagosur por nuk e dimë. Mbetet për t’u parë çfarë plage ka marrë dhe çfarë nevoje për mjekim ka ajo plagë. Këta njerëz janë me një të kaluar të mëparshme, kanë lidhje të forta me funksionarë shtetërorë.

Ai qytetari dixhital (Sali Berisha) sot ka heshtur. Si ka mundësi? Kush ia ka qepur gojën, ai e di. Kjo ngjarje duhet urgjentisht të zbardhet, të hetohet, të gjenden motivet edhe për përfshirjen e forcave të policisë së shtetit.

Biznesmeni në fjalë mund të ketë mbi 1 mijë punonjës, ka biznese, është taksapagues, personi tjetër, biznesmeni tjetër, (Ervis Mata) është në të njëjtën situatë.”

Politikanët në këtë histori kanë njohje nga të gjitha anët.”, tha Hoxha.