TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje janë zbardhur nga jeta e viktimës së mbetur mbrëmë, pas atentatit me armë zjarri në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Fabiol Gaxha, (në fillim u raportua se ishte identifikuar si Rigers Gaxha, pasi i ishte gjetur një kartë identiteti me këtë emër), duke se është një person i shpallur në kërkim nga Policia në muajin gusht të këtij viti.
Fabiol Gaxha, më 28 gusht ka plagosur me katër plumb një 30 vjeçar, shtetasin Andi Spahiu, i cili u ka mbijetuar plagëve.
Menjëherë pas ngjarjes policia e ka identifikuar dhe e kishte shpallur në kërkim.
Informacioni Paraprak pasi ndodhi plagosja në gusht
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë pas identifikimit të autorit, Fabiol Gaxha
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit, me inicialet F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.