AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 14:25

Komandoja i FA pjesë e atentatit në Bllok/ EMRI

Komandoja i FA pjesë e atentatit në Bllok/ EMRI

Policia bëri me dije emrat e personave që u arrestuan nga sherri i natës së kaluar në bllok. Ata janë dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, komando i Forcave të Armatosura.

Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular.

Në kërkim për ngjarjen:

Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë

Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë

Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë

Arrestohen në spital:

Ervis Martiaj

Eljon Hato.