AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 14:13

Vapë përvëluese/ IGJEUM paralajmëron: Rrezik i lartë në këto qarqe. Kur nis shiu


Vapë përvëluese, temperatura të larta dhe rrezik i madh për zjarre në disa qarqe të vendit.

Vala e të nxehtit nuk ka kaluar, ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) në buletinin e fundit të publikuar për sot dhe parashikimin për nesër, paralajmëron për kujdes të shtuar.

“Pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqe të tjerë sa i takon zjarreve në pyje”- thuhet në buletinin e IGJEUM.

Sa për temperaturat, ato nesër pritet të shkojnë 40 °C në vendet e ulëta.

Por temperaturat do të fillojnë të ulen nga e mërkura 14 gusht kur raportohet se do të ketë edhe reshje shiu.

“Parashikohet që këto valë të të nxehtit të mbeten prezentë edhe ditën e martë, ndërsa dita e mërkurë, duke filluar nga mesdita do të sjellë vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë edhe rënie të temperaturave të paktën 4 gradë celsius, duke bërë që ditët e mbetura të muajit gusht të mbyllen rreth vlerës 33 gradë celsius në përgjithësi, 15 ditët e fundit të muajit gusht, pra në vlera normale klimatike”, tha meteorologia sot për News 24.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Lindje), Kukës (Perëndim) Dibër (Lindje- Perëndim), Tiranë (Jug-Lindje), Durrës (Jug), Elbasan (Lindje) dhe Korçë (Jug).

RESHJET Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23/ 40 °C

në vendet malore: 18 / 35 °C.

ERA Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.