AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 13:49

EMRI/ Plagoset me thikë 38 vjeçari në Shkodër


Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen ‘Mark Lula’ në Shkodër.

I plagosuri është sulmuar nga dy persona, të cilët janë larguar. 38-vjeçari Vat Shapti është dërguar menjëherë në spital.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.