AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 13:38

Liruan para kohe të ‘frikshmin’ e Beratit, Gjykata kthen në shtëpi pas arrestimit zyrtarët e burgut të Lushnjes

Liruan para kohe të ‘frikshmin’ e Beratit, Gjykata kthen


Gjykata ka lënë të lirë dy zyrtarët e burgut të Lushnjës, që lirua para kohe nga burgu Lul Cakën, i njohur ndryshe si i ‘frikshmi’ i Beratit.

Drejtori i burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi dhe kartelisti Llazar Mino, janë lënë të lirë ditën e sotme. Ata u vunë në pranga më datë 30 korrik dhe u akuzuan për shpërdorim detyre.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Shurdhi dhe Mino kanë liruar 4 muaj e 22 ditë para kohe Lul Cakën, të akuzuar për vrasje.