AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 13:45

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket vrasësve të Tonin Gjinit

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket vrasësve


Është gjetur një makinë e djegur në vendin e quajtur Kodër në Rrëshen.

Paraprakisht dyshohet se automjeti i djegur u përket autorëve të vrasjes së Armando Gjinit.

Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra në qytetin e Rrëshenit. Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht.

48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.