AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 12:00

23 vjeçari u vra sot me thikë, si e dogji furgonin e vjedhur për të humbur gjurmët


23-vjeçari Florian Selimi, që u gjet i vrarë me thikë buzë një kanali në fshatin Sulaj të Fierit, është një emër i njohur për Policinë.

Katër vite më parë, kur ishte 19 vjeç, Selimi, lindur në Tropojë, banues në Sulaj, u ndalua nga Policia, pasi kishte djegur një furgon që kishte vjedhur, me qëllim për të humbur gjurmët.

Vjedhja e furgonit Benz e kishte bërë në 7 janar 2015 në lagjen “Mbrostar Ferko” të Fierit.

Nuk dihet ende se kush dhe pse e ka qëlluar me thikë Ferkon, por si person me precedentë penalë dyshohet se para vrasjes ka pasur një konflikt me vrasin.