AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 11:25

Pas zjarreve, Greqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Pas zjarreve, Greqia goditet sërish nga një tërmet i


Pas një zjarri të madh që ka rënë në Athinë, gjatë mbrëmjes së kaluar, fatkeqësitë natyrore nuk kanë të ndalur në Greqi.

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin gjatë mëngjesit të sotëm, duke krijuar shumë panik tek banorët.

Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet kanë qenë të forta. Epiqendra e tërmetit, sipas sajteve sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë Kreta.

Lëkundja e fortë me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar në orën 07:57 , me orën vendase, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale.