AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 12:57

DETAJE/ E vranë para katedrales në sy të të gjithëve, ja vendi ku u ekzekutua ushtari i Met Kananit në Rrëshen


Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit, ushtarit të Met Kananit që u vra ditën e sotme në Rrëshen.

Në një status në Facebook, Dioqeza e Rrëshenit ka bërë një reagim ku ka treguar vendin ku u vra Gjini.

Armando, 48-vjeçari i njohur edhe me emrin Tonin Gjini është ekzekutuar në trotuarin e katedrales së Rrëshenit.

“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.

Deri kur kështu?”- shkruan Dioqeza në status.

Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra në qytetin e Rrëshenit.

Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht.

48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.