AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 11:18

Rrihet barbarisht gazetari shqiptar, flet pas ngjarjes: Më kanë tradhtuar…


Moderatori dhe gazetari i njohur në Kosovë, Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, është rrahur në mënyrë barbare.

“Gani Germia”, njihet për satirat e tij, ndërsa është rrahur keq.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 10 Gusht, rreth orës 02:00, pas mesnatës, është konfirmuar se personi që ka sulmuar Dërmakun është me shtetësi austriake, pra djali i diplomatit kosovar në Austri, Rigon Kosumi.

Arsyeja e rrahjes nuk dihet, por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Gazetari ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam dërguar foton në Facebook”, ka thënë ai.

“Personi në fjalë ka ardhur për të bërë foto me mua, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokalin ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm më ka sulmuar fizikisht”.

Ndërkohë, mediat në Kosovë kanë raportuar pak minuta më parë se personi që ka rrahur gazetarin është arrestuar.