TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhoze Murinjo vazhdon të jetë protagonist në media, edhe pse larg fushave të blerta.
Që nga koha kur u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit, Murinjo vazhdon të bëjë rolin e një analisti në emisionet televizive ku nuk i kursen ironitë me skuadrat të cilat ka drejtuar në të shkuarën.
Së fundmi, Murinjo është ndalur te Premier Liga, aty ku është i bindur se Çelsi dhe Junajtid nuk mund të konkurrojnë për titullin kampion, duke shtuar se më shumë mundësi për të fituar ka Mançester Siti B. Skuadra e dytë e Sitit, sipas Murinjos është shumë më e mirë se ajo e Junajtidit apo e Çelsit dhe këtu bëhet fjalë për ekipet e para.
“Mançester Siti, Totenhemi, Liverpuli dhe Mançester Siti B kanë mundësi për të fituar.
Kur pashë stolin në ndeshjen e fundit dhe lojtarët që nuk ishin përfshirë, seriozisht mendova se ekipi B mund të luftojë për titull.
Do të donim të ishin edhe Arsenali, Junajtid apo Çelsi por kjo është e pamundur”, u shpreh Murinjo.