AKTUALITET, 12 Gusht 2019, 12:14

U ekzekutua në mes të Rrëshenit, Tonin Gjini pjesë e bandës së Met Kananit, si i shpëtoi atentatit tre muaj më parë

U ekzekutua në mes të Rrëshenit, Tonin Gjini pjesë e


Pak minuta më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri 48-vjeçari Tonin Gjini (Armando Gjini) , i njohur si ushtari i bandës së Met Kananit. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve. Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe.

Më 6 maj të këtij viti viktimës i është vënë tritol në mjetin e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtoi mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjetin e tij. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sedijen e pasme të makinës.

Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datën 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm katër ditë në burg.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.