AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 11:03

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Eftimios Eftimiu, letër Gjykatës: Më lironi, në burg më kërcënojnë

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Eftimios Eftimiu, letër Gjykatës: Më

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua seanca e apelimit të masës së sigurisë ndaj 41 vjeçarit grek, Eftimios Eftimiu i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Përmes një deklarate Eftimiu i kërkoi Gjykatës lirimin nga burgu pasi ishte kërcënuar me jetë.

Devi Kasmi u vra mbëmjen e 29 janarit në Tiranë, në zonën e “Kinostudios”. I dyshuari kryesor për vrasjen e Kasmit është shtetasi grek.

Eftimiu pretendon se është kërcënuar me jetë në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit. Ai kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, ndaj grekut, Gjykata kishte vendosur shqyrtimin e kërkesës ditën e djeshme.

“Kam marrë dijeni për datën dhe orën e seancës që do të zhvillohet ndaj meje, ndaj bëj me dije Gjykatën se e kam të pamundur të jem i pranishëm në këtë seancë.

I nderuar kryetar i trupit gjykues, dua të jem dhe të marr pjesë në seancë, por nuk dua të transportohem drejt kryeqytetit se ndihem i pasigurt për jetën time”, shkruante Eftimiu në letrën e drejtuar Krimeve të Rënda.

TPZ.AL