TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve Jeff Sessions duke e lidhur me Arta Markun.
Përmes një postimi në “Facebook” Bylykbashi shkruan se Session u caktua sipas Kushtetutës për një mandat 4-vjeçar por u shkarkuar pas dy vitesh në detyrë, ndërsa Arta Marku që u votua kundër Kushtetutës për 2 muaj po bën vitin në detyrë dhe kërkon dhe shtim personeli.
Postimi Bylykbashit:
Vetëm Arta mbetet
Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutës për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.
Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel. Nuk është çudi që ajo të rrijë 4 vite.
Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” që të lë pa frymë. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do kishin gjykatë fare.
TPZ.AL