AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 10:36

Varrimi i Kacifas, ministria e Jashtme greke apel: Grekët të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt!

Varrimi i Kacifas, ministria e Jashtme greke apel: Grekët të

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi ka apeluara për shtetasit e saj që do të marrin pjesë në varrimin e Kostandines Kacifas.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare kërkon vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen dhe ceremoninë.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”, shkruan ministria greke.

Varrimi i Kostandines Kacifas do të zhvillohet në orën 13:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ekstremisti grek u vra nga forcat RENEA, pasi gjuajti me armë efektivët duke mos pranuar të dorëzohej.

Athina kërkon nga pjesëmarrësit e ceremonisë mortore të tregohen të kujdesshëm duke mos shkaktuar probleme. TPZ.AL