AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 11:26

Vuçiç: Nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin

Vuçiç: Nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin

Vetëm pak orë para takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti serb , Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia ndodhet në vështirësi për këto bisedime.

Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe Thaçi do të takohen ditën e sotme në Bruksel me ndërmjetësimin e Federica Mogherini, shefes së politikës së Jashtme të BE.

TPZ.AL