AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 10:03

VIDEO/ Të shtëna me armë në SHBA, disa viktima

VIDEO/ Të shtëna me armë në SHBA, disa viktima

Një person i armatosur në Los Angelos të SHBA ka hapur zjarr në drejtim të personave që ishin brenda një club-i me emrin “Borderline”, duke shkaktuar të plagosur dhe viktima.

BBC shkruan se mes të plagosurve ka disa viktima, por ende nuk është publikuar numri.

Dëshmitarët treguan se kanë dëgjuar rreth 30 të shtëna.

Për t’i shpëtuar plumbave disa prej klientëve u fshehën në tualetet e lokalit, në çati, disa të tjerë dolën duke vrapuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

TPZ.AL