AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 11:36

Varrimi i Kacifas/ Eurodeputetja në Bularat: Rama kryeministri i korrupsionit

Varrimi i Kacifas/ Eurodeputetja në Bularat: Rama kryeministri i

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous do të marri pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinis Kacifas, i cili u vra në datën 28 tetor nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kacifas si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, deklaroi ajo pak ditë më parë.

Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Kacifas, ajo tha “Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina.

Kam detyrim moral të hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në PE”, u shpreh eurodeputetja. TPZ.AL