BOTA, 3 Tetor 2017, 16:40

Grushti i Shtetit, edhe 250 të arrestuar të tjerë në Turqi

Grushti i Shtetit, edhe 250 të arrestuar të tjerë në Turqi

Arrestime të tjera në masë në administratën publike në Turqi për dyshime për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gulen, i cili akuzohet si frymëzues i grushtit të shtetit.

Në Stamboll, prokuroria preu 112 mandate, ndërkohë që ajo e Ankarasë nxori 142 mandatet për disa punonjës së ministrisë së Edukimit dhe Sportit, disa prej tyre në zyrë.

Deri tani janë arrestuar mbi 50 mijë dhe janë në kërkim më shumë se 110 mijë punonjës publikë, pas puçit të dështuar të vitit të kaluar./TPZ.AL/