TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se SHBA po punojnë për "të siguruar barazinë" midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës duke dëbuar 15 nga diplomatët e saj.
Tillerson mori në mbrojtje vendimin e tij për të urdhëruar Havanën të tërheqë diplomatët. Ai tha se vendimi merret “pasi Kuba dështoi të ndërmarrë hapat e duhura për të mbrojtur diplomatët amerikanë".
Ai iu referua sulmeve të pashpjegueshme në Havanë që kanë dëmtuar së paku 22 punonjës të qeverisë amerikane dhe pjesëtarët e tyre të familjes.
Tillerson tha se SHBA po i mbajnë marrëdhëniet diplomatike dhe do të bashkëpunojë me Kubën ndërsa hetimi vazhdon. Por ai tha se vendimi i tij për të tërhequr 60 për qind të diplomatëve të SHBA nga ambasada në Havanë do të mbetet në fuqi derisa Kuba të garantojë sigurinë e diplomatëve amerikanë.
Ai tha se masa është e nevojshme për të "minimizuar numrin e diplomatëve të ekspozuar ndaj rrezikut".