BOTA, 4 Tetor 2017, 09:56

Katalonja do të shpallë pavarësinë brenda pak ditëve

Katalonja do të shpallë pavarësinë brenda pak ditëve

Katalonja do të shpallë pavarësinë nga Spanja, brenda pak ditëve. Kështu u shpreh lideri i kësaj krahine autonome për BBC-në. Në intervistën e tij të parë, që prej referendumit, Carles Puigdemont tha se qeveria e tij "do të veprojë në fund të kësaj jave ose në fillimin e javës tjetër.  Ndërkohë, Mbreti i Spanjës, Filipi VI, u shpreh se organizatorët e këtij votimi, kanë vepruar "jashtë ligjit".

Mbreti u shpreh se situata në Spanjë është "shumë serioze", dhe bëri thirrje për unitet.

Qindra mijëra njerëz në Katalonjë kanë protestuar në këto ditë, kundër dhunës së ushtruar nga policia spanjolle, që solli plagosjen e rreth 900 personave.

BURIMI: BBC / TPZ.AL