BOTA, 4 Tetor 2017, 16:56

Pastroi 6 miliardë euro, “Mr.Bitcoin” ekstradohet në SHBA

Pastroi 6 miliardë euro, “Mr.Bitcoin” ekstradohet në SHBA

Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Aleksandër Vinik, i njohur si “Mr.Bitcoin”, duke iu referuar emrit të kriptomonedhës së njohur për transaksione përmes platformave online.

Rusi 38-vjeçar akuzohet për pastrimin e paligjshëm për të paktën 6 miliardë eurove.

Vinik akuzohet se ai ishte menaxheri i një platforme të përdorur nga sajberkriminelët, agjentët e korruptuar, hakersat dhe trafikantët e drogës, citon portali grek Star.gr

Vinik kërkoi të mos ekstradohej në SHBA. Avokati i tij grek, Aleksandros Likoureos, tha se do ta apelonte vendimin në Gjykatën Supreme të Greqisë.

Aleksandsër Vinik u arrestua në një hotel luksoz në Halkidiki në rrethinat e Selanikur, teksa pushonte me gruan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Për të ishte lëshuar një mandat ndërkombëtar./d.f/TPZ.AL/