BOTA, 5 Tetor 2017, 14:52

Mafia siciliane, 11 milionë euro asete dhe 37 të arrestuar

Mafia siciliane, 11 milionë euro asete dhe 37 të arrestuar

11 milionë euro asete dhe 37 persona të arrestuar, përfshirë dhe dy oficere të karabinierisë.

Ky është bilanci i policisë italiane të një grupi që akuzohej si pjesë e mafies siciliane qe merrej me gjobvënie, tregtinë e paligjshme të drogës, frutave dhe peshkut

Policia tha se një nga viktimat ishte pronari i një restoranti në rrugën “Via Veneto” në Romë, i cili ishte detyruar të paguante 180 mijë euro pas kërcënimeve që kishte marrë nga mafiozët më lidhje me shpërndarjen e frutave dhe zarzavateve.

Dy oficerët e karabinierisë u akuzuan se kishin përdorin në mënyrë të paligjshme informacione nga databaza e policisë për t’i bërë presion pronarit, me këtë të fundit që ishte ankuar në polici.

Investigimet ishin fokusuar në familjen Rinzivillo të Siçilisë, të cilët dërgonin korrierë droge në Gjermani. /d.f/TPZ.AL/