BOTA, 5 Tetor 2017, 00:14

Në “Elize” nuk flihet më, ja çfarë bën Makron natën

Në “Elize” nuk flihet më, ja çfarë bën

SMS në dy të mëngjesit, mbledhje gjatë natës, telefonat e ministrave që vibrojnë mbi komodinë.

Ne “Shamp Elize”, qysh kur ka ardhur Emanuel Makron, nuk flihet më. Ai që qëndron më gjatë në këmbë është presidenti i ri.

Sipas asaj që shkruan javorja franceze “L’Express”, “Zonja e Parë” e Francës, Brizhit Makron, e sheh shumë rrallë të shoqin.

“Shpesh darkat me politikanë dhe të ftuar përfundojnë pas mesnate. Por, dhe atëherë nuk ka pushim për të. Makron kthehet në studion e tij ose në dhomën e gjumit dhe nis të lexojë apo të përgatisë fjalimet për ditën tjetër, të kontaktojë ministrat, bashkëpunëtorët.

Një nga rastet e fundit ndodhi javën e kaluar gjatë një takimi italo-francez në Lion.

Makron i ftoi të gjithë të ftuarit në një restorant, duke detyruar delegacionin të qëndrojë deri në orën 1 të mëngjesit. Një nga bashkëpunëtorët e tij tregon: më la të lirë në orën 2:30”, shkruan “L’Express”./d.f./TPZ.AL/