BOTA, 4 Tetor 2017, 16:26

Nobeli në Kimi, për tre shkencëtarë të krio-mikroskopisë

Nobeli në Kimi, për tre shkencëtarë të

Një çmim Nobel 2017 në Kimi për tre revolucionarë në biokimi e shoqëruar edhe me një çek prej 1.1 milionë dollarësh.

Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë bëri të ditur fituesit: Joachim Frank (Universiteti Columbia, SHBA), Richard Henderson (Universiti  Cambridge, Britani) et Jacques Dubochet (Universiteti Lausanne, Zvicër).

Juria e çmimit Nobel në Kimi saktësoi se me teknikën e krio-mikroskopisë dhe të imazherisë se molekulave të jetës, kërkuesit tani e tutje do të kenë kapacitetin për të prodhuar struktura tredimensionale të biomolekulave me anë të metodës së “ftohtë”.

Deri tani janë bërë të njohur tre çmime Nobel: mjekësi, fizikë dhe kimi. Mbeten për t’u zbuluara ato në letërsi, të paqes dhe të ekonomisë.

Çmimi Nobel do të jepet të premten, më datë 6 tetor./d.f./TPZ.AL/