BOTA, 3 Tetor 2017, 22:43

Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për Brexit-in

Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për Brexit-in

Parlamenti Evropian, tha sot se bisedimet me Londrën rreth largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk kanë çuar në progres të mjaftueshëm në çështjet kyçe sa i përket Brexitit.

Eurodeputetët e mbledhur në Strasburg, në një rezolutë të miratuar me shumicë dërrmuese kanë ftuar shtetet anëtare të BE-së të shtyjnë vlerësimin nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të negociatave, të cilat ishin planifikuar për samitin e ardhshëm më 19 dhe 20 tetor në Bruksel.

Rezoluta thekson se "nuk është bërë  përparim i mjaftueshëm" në çështjen e të drejtave civile, marrëdhëniet me Irlandën dhe detyrimeve financiare që e bëjnë të mundur për të kaluar negociatat në çështjet e marrëdhënieve të ardhshme të tregtisë dhe të sigurisë, siç kërkohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Raundi tjetër i negociatave për Brexit është planifikuar për javën e ardhshme dhe eurodeputetët theksojnë se nëse nuk ka "përparim të theksuar", udhëheqësit evropianë në samit duhet të shtyjnë negociatat mbi tema të reja. Rezoluta u miratua me 577 vota për, 92 kundër dhe 29 abstenime.