AKTUALITET, 19 Prill 2019, 12:50

U vetëplagos me armë pranë Parlamentit, vdes 50 vjeçari

U vetëplagos me armë pranë Parlamentit, vdes 50 vjeçari


Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 50-vjeçari me inicialet B.U i cili u vetëplagos me armë në banesën e tij, përpara godinës së Parlamentit në kryeqytet.

Mësohet se personi ka vrarë veten me armën e gruas së tij, e cila është oficere policie.

Fillimisht gjendja e tij u paraqit e rëndë, por pavarësisht trajtimit të mjekëve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, ai nuk ka mundur që tiu shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.