TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zyrtarizuar kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. I pari që ka aplikuar pranë KLP-së është prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.
Olsian Çela ka qenë më herët kryeprokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda, dhe u transferua në një nga prokuroritë e rretheve pasi Marku mori detyrën.
Edhe 11 ditë kanë mbetur për aplikimin e kandidatëve të tjerë, i cili mbyllet në datën 30 prill.
Përplasja Çela-Marku:
Kujtojmë se Çela u bë pjesë e sherrit me drejtuesen e përkohshme të Krimeve të Rënda Donika Prela, në shtator 2018, në kohën që pritej të jepej pretenca për Shullazin.
Në lidhje me skandalin në fjalë u përfol se ishte një skenar i përgatitur nga politika, e cila përdori drejtuesen e përkohshme të Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku dhe mikeshën e saj Donika Prela.
Në shenjë hakmarrjeje, Marku e transferoi Çelën në Berat, por pas vendimit të Gjykatës pro tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zu ngushtë dhe me 21 Janar 2019, e riktheu sërish tek Krimet e Rënda.
