AKTUALITET, 19 Prill 2019, 12:18

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, një person vetëplagoset me armë zjarri para parlamentit

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, një person


Një 50 vjeçar i identifikuar si shtetasi Bernard Uka është vetëplagosur sot rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale. Ndërkohë policia ka shoqëruar në spital personin e plagosur.

“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes,”-njofton policia.