TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar raportin e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e mediave në vendin tonë. Vasili shprehet se fakti që vendi ka rënë në -7 vende, tregon se liria e mediave ka rënë në greminë.
“Të tërë shqiptarët, ose nëpërmjet televizioneve, ose nëpërmjet mediave sociale tregojnë të vërtetën. Sipas Reporterëve pa kufij”, Shqipëria ka rënë -7 vende për lirinë e mediave. Pra ka rënë më poshtë, ka rënë në greminë.
Njëkohësisht, raportet tregojnë qartë se çfarë mashtruesi është Edi Rama, ose mashtruesi më i madh që ka njohur ky vend thotë nuk ka media të shantazhuara, por çfarë thotë “Reporterët pa kufij”.
Pra edhe me vdekje janë kërcënuar që mos të nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. Standardet rregulluese të medias janë rregulluar në emër të qeverisë.
Çfarë ka bërë autoçensura.? 80 % e gazetarëve nuk kanë më besim në aftësitë e tyre profesionale.”-u shpreh Vasili.