TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dalë detaje të reja për sherrin që pati ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputeti i “Opozitës se re”, Ralf Gjoni.
Mësohet se pas përfundimit të emisionit, avokati Spartak Ngjela ka zbritur i pari në kafenenë e televizionit, ndërsa gazetari Carlo Bollino u largua direkt.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte në korridor, kur Ralf Gjoni zbriti nga ashensori dhe u përball me të. Aty deputeti Gjoni i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.
“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh!
Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar,”- mësohet se ka thënë Gjoni.
Më pas Salianji e ka goditur me shuplakë.
Më pas ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen.
Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.
Ish-deputeti është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit por janë futur në parlament për të marrë një rrogë.
Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.