TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Bregut të Lumit pas prishjes së shtëpive e kaluan natën në qiell të hapur pranë rrënojave.
Janë gjithsej 38 familje të cilat kanë ngelur pa banesa pwr shkak tw qeverisë “Rama” dhe Bashkisë Tiranë e cila nuk u bëri legalizimet, rrjedhimisht duke u prishur shtëpitë dhe për më tepër as nuk i ka dëmshpërblyer për prishjen e banesave. Siç duken dhe në pamje, banorët janë duke e kaluar natën jashtë.
Ndërkohë që banorët nuk i kanë pranuar banesat sociale duke u shprehur se e kanë të pamundur të paguajnë qiranë.
Ata më herët i kanë kërkuar Bashkisë Tiranë të shpronësojë shtëpitë e tyre me vlerën 100 % të tregut dhe kanë refuzuar çdo alternativë të ofruar nga Bashkia e Tiranës, ku kjo e fundit ju ofroj bonuse qiraje./ Shekulli