AKTUALITET, 19 Prill 2019, 09:55

LAJM I FUNDIT/ Fushë Krujë, shpërthim me tritol në një ofiçinë

LAJM I FUNDIT/ Fushë Krujë, shpërthim me tritol në një


Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer në fshatin Kombaras të Fushë-Krujë në një ofiçinë.

Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në ofiçinën e 36-vjeçarit me iniciale B.D. Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi ka sjellë dëmtime në çatinë e ofiçinës, dera, dritaret si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur është dëmtuar.

Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti pasi pronarët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz punëtorë dhe pa konflikte.