AKTUALITET, 19 Prill 2019, 11:25

Të “zhdukur” në Llogara që mbrëmë, lokalizohen dy turistët belgë

Të “zhdukur” në Llogara që mbrëmë,


Pas shumë orë kërkimesh janë lokalizuar dy turistë belgë, që kishin humbur pa gjurmë, që prej mbrëmjes së djeshme mes Llogorasë dhe Dhërmiut.

Policia e Vlorës kishte nisur kërkimet që prej 12 orësh për dy turistët e moshës 56 -58 vjeç, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Mësohet se ata janë lokalizuar në kamping në mal. Ata dhanë alarmin pasi ishin shkëputur nga pjesa tjetër e grupit, teksa ishin në malin sipër Iliazit.