TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan, Donald Trump shkruan në profilin e tij në “Twitter” se loja për demokratët mbaroi pasi hetimi i kryer nga prokurori special Robert Mueller nxori që nuk kishte lidhje mes Rusisë dhe fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.
“Nuk ka lidhje. Nuk ka pengim. ‘Game Over’ për demokratët e të majtës radikale”, shkruan Trump, në përfundim të konferencës për shtyp të ministrit amerikan të Drejtësisë, William Barr, në lidhje me hetimin rus.
“Falë hetimit rigoroz të prokurorit special, ne e dimë që agjentët rusë që kanë zhvilluar këto përpjekje nuk kanë pasur bashkëpunimin e Trump apo të anëtarëve të ekipit të fushatës”, tha Barr.
“Presidenti nuk ka vepruar për të penguar prokurorin special nga mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive të nevojshme për të zhvilluar sa më mirë hetimin e tij”, theksoi ministri i Drejtësisë.