AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 12:53

U kthye nga Amerika, kardiologu largohet nga Shqipëria: The End!

Largohet nga Shqipëria mjeku kardiolog Luan Dragusha. Ai u kthye nga SHBA për të hapur repartin e hemodinamikës në qytetin e tij të lindjes.

“Sot ishte dita e fundit në hermodinamikën e Shkodrës! Faleminderit Shkodër…I did my way”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Mjeku Dragusha pasi kreu qindra ndërhyrje të suksesshme në zemër u arrestua për shpërdorim detyre dhe u la i lirë vetëm 3 ditë pas ngjarjes.

Kjo duket se ka bërë që ai të lërë Shqipërinë për të ushtruar profesionin diku tjetër.

Kohët e fundit Shqipëria po përballet me largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve.