AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 10:34

Itali, shqiptari humb jetën gjatë punës/ EMRI

Itali, shqiptari humb jetën gjatë punës/ EMRI

Një shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Ngjarja ka ndodhur teksa ai punonte në Val Cavargna të provincës së Komos.

Shqiptari i identifikuar si Zyber Curri, baba i katër fëmijëve ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia italiane është duke hetuar për shkaqet e kësaj tragjedie në punë, ndërkohë që prokurori i Comos ka hapur hetim për ngjarjen.

Curri la pas gruan dhe 4 fëmijët, ndërkohë që familja e 48 vjeçarit udhëtoi në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.