AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 10:25

PROTESTA/ Studentët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

PROTESTA/ Studentët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

Edhe këtë të shtunë studentët e Universitetit të Elbasanit në grupe të vogla janë nisur me automjete të rastit drejt Tiranës.

Ata kanë vendosur për t’u bërë pjesë e protestës së studentëve të tjerë para Kryeministrisë.

Ndërkohë nëse zgjidhja e kërkesave të tyre nuk do arrihet gjatë kësaj fundjave studentët e Elbasanit të hënën u kanë bërë thirrje edhe Maturantëve të Elbasanit të bojkotojnë mësimin dhe të solidarizohen me protestën e tyre.

Në Tiranë ende nuk ka nisur një marshim drejt kryeministrisë siç u raportua një ditë më parë.