AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 10:47

Shiu nuk e ndal protestën e studentëve, përpara Kryeministrisë kërkohet pranimi i 8 pikave/ VIDEO

Shiu nuk e ndal protestën e studentëve, përpara

Pavarësisht motit të keq, protesta e studentëve po zhvillohet përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Të rinjtë janë mbledhur sërish sot për të kërkuar pranimin e tetë pikave që, sipas tyre, do të përmirësojnë kushtet për studentët dhe cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Sot protestës i janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm i prindërve, të cilët mbështesin kërkesat e fëmijëve të tyre.

[playlist type="video" ids="187026"]

Në ditën e 11-të të protestës nuk ka ende asnjë tërheqje nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkon dialog me studentët, por që refuzohet me vendosmëri nga këta të fundit.

Pedagogë dhe intelektualë të shumtë kanë theksuar se tetë pikat janë menjëherë të realizueshme, por përpjekja e kryeministrit Rama për dialog bëhet vetëm për të larguar fokusin nga problemet e shumta që kanë universitetet.