AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 12:03

Basha: Jemi në diktaturë, projekti i Rilindjes për të kapur shtetin/ VIDEO

Basha: Jemi në diktaturë, projekti i Rilindjes për të kapur

Kreu demokrat, Lulzim Basha duke folur në Kuvendin kombëtar të PD-së, ka akuzuar Edi Ramën dhe projektin e tij për të kapur shtetin me një tufë oligarkësh e drejtuesish mediash.

Fjala e Bashës:

Hapja ndaj botës kanë sjellë një transformim të madh në Shqipëri.

Shqipëria e sotme ashtu si ajo e para 30 viteve është larg potencalit tonë kombëtar.

Është një vend i prapambetur ekonomikisht dhe politikisht.

Vendi ynë është në diktaturën e krimit dhe korrupsionit. Është izoluar nga bota e ekonomisë, politikës dhe vlerave perëndimore. Projekti i Rilindjes është një projekt për kapjen e shtetit nga një grup njerëzish.

Sot politika, media dhe biznesi janë shkrirë në një.

Sot një pjesë e këtyre bashkë me krimin kontrollojnë vendin. Ajo që synojnë ata është çimentimi i kontrollit për dekadat e ardhshme. Propaganda mizore i ka bindur qytetarët se nuk është puna e tyre se çfarë bën Edi Rama.