AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 11:53

Banorët e ‘Unazës së Re’: Studentët janë e ardhmja jonë, mos u tërhiqni nga protesta

Banorët e ‘Unazës së Re’: Studentët janë e

Banorët e ‘Unazës së Re’ u janë bashkuar sot studentëve që po protestojnë përpara Kryeministrisë.

Një grup i banorëve të kësaj zone të Tiranës që po përballet me rrezikun e shkatërrimit të shtëpive, u shprehën se ndodhen në protestë për të mbështetur të rinjtë.

“Këtu jemi për të protestuar për studentët, për kauzën tonë ne protestojmë te Unaza”, tha një prej banorëve.

“Studentët janë e ardhmja jonë”, shtoi ai, duke kërkuar nga të rinjtë që të mos tërhiqen nga protesta deri në realizimin e tetë pikave.