AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 11:02

4 mina me telekomandë, kapet 'mat' 52 vjeçari/ VIDEO

4 mina me telekomandë, kapet 'mat' 52 vjeçari/ VIDEO

Katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë janë sekuestruar si pjesë e operacionit ” Trotyl”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Ali Novi, 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytetin e Lezhës, ai u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.