TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Basha: Nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, demokratët nuk e duan pushtetin duke futur në luftë shqiptarët
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në Kuvendin Kombëtar të PD-së për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
Basha e përshkroi këtë gjendje si të mjerë dhe fajtor për këtë bëri qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Por kreu i PD-së bëri edhe njëherë të qartë se ai dhe PD nuk do të vijnë në pushtet “mbi kufoma” përmes protestave të dhunshme, siç artikulohet gjerësisht edhe në media sipas tij.
Basha tha se PD ka mbështetur dhe mbështet protestat e qytetarëve, por pushteti sipas tij nëse shndërrohet në një synim që të merret me çdo kusht qoftë edhe përmes protestave të dhunshme.
“Nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma, demokratët nuk e duan pushtetin duke futur në luftë shqiptarët e duke i përçarë”, tha Basha ndër të tjera.