AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 11:39

Nis punimet Kuvendi i PD-së, Ristani hap mbledhjen: Sa më shpejt në krye të punëve të vendit/ FOTO

Partia Demokratike ka nisur sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, duke përshëndetur të pranishmit në sallë.

Mes ovacionesh e duartrokitjesh është pritur lideri historik i PD-se, Sali Berisha dhe kreu aktual i PD-se, Lulzim Basha.

Axhenda

Kuvendi hapet nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai paraqet Komisionin për Drejtimin e Kuvendit, Komisionin e Verifikimit të Mandateve, njofton rendin e ditës.

Pas votimit, merr fjalën kryetari PD, Lulzim Basha.

Verifikohen mandatet, shpjegohet procedura e votimit.

Diskutime nga delegate ne Kuvend.

Diskutime nga disa deputetë

Diskutime nga përfaqësues të bashkive dhe kryetarë të degëve

Diskutime nga forumi rimor, ai i grave, përfaqësues të banoreve të Astirit.

Nis votimi

Pasi të ketë mbaruar votimi, do të fillojë numërimi nga grupet përkatëse të numërimit.