AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 23:32

U kap me katër pako heroinë, ja ku e fshehu drogën shoferi Istrefi...

U kap me katër pako heroinë, ja ku e fshehu drogën shoferi

Policia e Durrësit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me drogën e gjetur në një kamion të ngarkuar me pelet pasditen e sotme.

Sipas policisë, në mjetin tip "Skania" të ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi Drilon Istrefi, gjatë kontrollit në vijën e dytë u konstatuan 4 pako te dyshuara me lendë narkotike të llojit heroinë.

Këto pako u gjendën të fshehura në kabinë. Nga një analizë risku e kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe Dogana, në vijën e dytë te kontrollit te mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.</p>

Hetimet po vijojnë.