AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 21:56

Siti likuidon edhe Totenhemin, vjen fitorja e 16-të rresht për djemtë e Pepit

Siti likuidon edhe Totenhemin, vjen fitorja e 16-të rresht për

Mançester Siti është i pandalshëm këtë sezon në Premier Ligë. “Qytetarët” e Pep Guardiolës triumfuan 4-1 ndaj një rivali të fortë si Totenhemi, duke arritur fitoren e 16-të rresht, një rekord.

Gundogan 14’, De Bruyne 70’, Sterling 80’ dhe 90’ çimentuan fitoren e Sitit, ndërkohë që edhe De Jezus humbi një penallti në të 75’. Për Totenhemin golin e flamurit e shënoi Eriksen 93’.

Siti për momentin është 14 pikë më shumë se Mançester Junaitid (një ndeshje më pak, luan nesër kundër Uest Hemit).

Çelsi fitoi 1-0 me Sauthemptonin, Arsenali po 1-0 me Njukasëllin.

TPZ.AL