AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 22:26

Rikthehet ilegalisht pas dëbimit në Itali, arrestohet shqiptari 24-vjeçar

Rikthehet ilegalisht pas dëbimit në Itali, arrestohet shqiptari

Një shqiptar 24-vjeçar u arrestua në Itali, pasi kishte hyrë si klandenstin pavarësisht se ai ishte dëbuar në vitin 2014.

Karabinierët e Cappella Cantone e arrestuan rreth orës 1 të mëngjesit, pasi shqiptari u dha përgjigje të dyshimta, ndërsa pas verifikimeve u zbulua edhe identiteti i tij, si dhe urdhri që kishte dhënë prefekti i Riminit për ta dëbuar atë.

Sipas ligjit italian, një i dëbuar nuk mund të rikthehet nëse nuk ka mbushur pesë vjet nga urdhri i lëshimit.

Shqiptari ndodhet në burgun e Kremonës.

TPZ.AL